Beogradi ende nuk e ka gati  platformën  për bisedimet me Kosovën.  Këshilltari i presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolliç  ka thënë se platforma për Kosovën do të bëhet publike gjatë javës së ardhshme. Këshilltari i Nikoliç Marko Gjuriç  pas takimit të Këshillit Kombëtar për Siguri të Serbisë, i cili diskutoi  platformën për bisedime ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tha se gjatë takimit  është  diskutuar  në masë të madhe cështja e veriut të kosovës. Gjuric ka  thënë se Kuvendi i Serbisë dhe publiku do të kenë rastin të shprehen për të gjitha parimet, në bazë të të cilave do të vazhdojnë bisedimet. Kosova dhe Serbia, nga marsi i vitit të kaluar, kanë zhvilluar disa raunde bisedimesh për çështje teknike, por ato janë ndërprerë  pasi Serbia ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në muajin maj. Bisedimet mes palëve pritet të vazhdojnë së shpejti. Ka gjithnjë e më shumë zëra se ato do të shndërrohen në dialog për çështje politike, ndërsa kanë marrë mështetjeten e SHBA-ve dhe BE.  

/Ora News.tv/