Dy pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë ndaluar nga autoritetet serbe, në vendkalimin kufitar në Jarinjë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj konfirmoi lajmin e ndalimit të Alen dhe Anel Ujkanovic 

Haradinaj duke shkruar në Facebook e quajti ndalimin në kuadër të vazhdës së presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore” që autoritetet në Beograd po bënjë nga komuniteteve joshumicë.

 “Ndalimi i tyre është tërësisht i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre. Rastet si ky, popullit të Kosovës i kujtojnë kohën dhe regjimin e Milloshevicit, i cili si duket ende jeton tek fqinji ynë Verior”, ka shkruar ai në Facebook.

Në dhjetorin e vitit 2018 Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligje, të cilat i hapën rrugën e transformimit të kësaj force në Ushtri. Procesi i transformimit të FSK-së pritet të zgjasë dhjetë vjet.

/Ora News.tv/