Kryetari i Këshillit Iniciues, Milan Stamatoviç,i ka kërkuar Kishës Ortodokse të Serbisë që në rast të ndryshimit të formatit të dialogut për Kosovën, pos Rusisë e Kinës, duhet të përfshihet edhe Vatikani.

Sipas tij Vatikani “nuk e njeh shtetin e rremë të Kosovës si një nga qendrat më të fuqishme të krishterimit është i interesuar në gjendjen e popullatës së krishterë", ka thënë ai për të përditshmen serbe “Danas”, njofton Klan Kosova.

“Vatikani është i interesuar për trashëgiminë e krishterë fetare dhe kulturore të Kishës sonë dhe pronën e të gjitha komuniteteve fetare në krahinën jugore serbe", tha Stamatoviç.

Stamatoviç po ashtu i bëri thirrje Kishës serbe që të zhvendosë selinë e saj nga Beogradi në Pejë sa më shpejt që të jetë e mundur.



/Ora News.tv/