"Serbia e Kosova kanë hapur kutinë e Pandorës duhet ta mbyllin sa më shpejt"

"Serbia e Kosova kanë hapur kutinë e Pandorës duhet ta

Ndarja e Kosovës apo ndërrimi i territoreve do të jetë një rrezik i madh për gjithë Ballkanin dhe një gjë e tillë nuk do të pranohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë Daniel Serwer, profesor në Universitetin, John Hopkins në Uashington në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. 

Sipas tij, Serbia gjithmonë ka dashur ta ndajë Kosovën, por risi është insistimi i presidentit Hashim Thaçi që ta korrigjojë kufirin në pjesën lindore. Ai thotë se Serbia dhe Kosova tashmë kanë hapur Kutinë e Pandorës në Ballkan dhe duhet ta mbyllin sa më shpejt që është e mundur.

Pyetje: Nëse Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje dhe realizimin e idesë për ndarje, a mendoni se kjo gjë do të ishte një problem i madh në procesin e euro-integrimeve të Serbisë dhe Kosovës?

Daniel Serwer: Sigurisht, mund të ketë lëvizje masive të popullsisë. Kosova ka qenë shumë e kujdesshme sa i takon kësaj. Është shumë e qartë se nëse katër komunat veriore i jepen Serbisë atëherë serbët që jetojnë në jug te Kosovës do të evakuohen. Dhe ati, Sava Janjic (nga Manastiri i Deçanit) ka qenë shumë i qartë në lidhje me këtë dhe i kupton implikimet për ndarjen e Kosovës andaj ai publikisht e ka kundërshtuar një gjë të tillë. Ai po ashtu mund të mos e pranojë pavarësinë, por ai në veçanti kundërshton ndarjen për shkak të implikimeve që mund të ndodhin me serbët në pjesën jugore të Ibrit. Kosova nuk do të mbetet një shtet i pavarur nëse ka ndarje. Nëse ka ndarje do të mundet të bashkohet me Shqipërinë ose me pjesën shqiptare të Maqedonisë duke krijuar kaos në Ballkan. Kjo do t’i jepte fund çdo shprese për pranimin në Bashkimin Evropian në ndonjë të ardhme dhe po ashtu kjo do të përfundonte edhe ëndrrën e Serbisë për Bashkim Evropian. Pra, ka rrezik të madh këtu edhe për ambiciet për t’iu bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Evropian, dhe kjo vlen për Prishtinën dhe Beogradin. Ata duhet ta dinë këtë gjë se ata tashmë kanë hapur Kutinë e Pandorës, e duhet ta mbyllin sa më shpejt që të jetë e mundur.

EMISIONET