"Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk është i mundur pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja sfidë që përballet Serbia. Të paktën po aq e rëndësishme është tema e reformave në sundimin e ligjit", tha kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Bundestagut gjerman, Gunther Krichbaum.

Sipas tij Kosova është “problem i të gjitha problemeve”, kur bëhet fjalë për integrimin evropian të Serbisë dhe se kjo është pengesa më e madhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian

Por, Krichbaum thotë: “Ka ende shumë për tu bërë edhe në aspektin e pavarësisë së gjyqësorit, lirisë së medias dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Deri më tani, për shembull, nuk ishte bërë ndonjë gjykim mbi korrupsionin në nivel të lartë”, ka thënë ai në një intervistë për “Politiko”.

Serbia është, tha ai, në rrugë të mirë drejt BE, megjithëse tha, “negociatat mund të zgjasin për disa vite të tjera”.

Kur u pyetën se cila zgjidhje në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Krichbaum tha se kuadri negociues për bisedimet e BE-së përcaktohet qartë se “marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të normalizohet plotësisht para anëtarësimit në BE”.

“Është e vetmja mënyrë që të dy vendet mund të realizojnë perspektivën e tyre evropiane. Historikisht, BE-ja është mbi të gjitha një projekt i paqes. Prandaj, ne nuk duam të importojmë konflikte të pazgjidhura dypalëshe”.

I pyetur nëse ‘normalizimi’ nënkuptonte njohjen e pavarësisë dhe nëse ndarja e Kosovës ishte e pranueshme për Berlinin , Krichbaum tha:

“Normalizim, normalizim nuk do të thotë pak”, tha ai, duke shtuar se Gjermania do të mbështes të dyja vendet.

Ai vuri në dukje se marrëdhëniet “në mes Serbisë dhe Kosovës janë duke u përmirësuar në masë të madhe”, por thotë negociatat duhet të vazhdojnë pasi “është larg nga ajo që quhet fqinjësi e mirë”.

Ai tha gjithashtu se BE-ja është partneri i vetëm në Ballkanin Perëndimor që marr parasysh stabilitetin rajonal dhe prosperitetin e njerëzve në këtë rajon. 


/Ora News.tv/