Selena Gomez: Mediat sociale janë të tmerrshme për të rinjtë

Selena Gomez: Mediat sociale janë të tmerrshme për të

Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez është shprehur se mediat sociale janë "të tmerrshme" për gjeneratën e saj. Ndërsa u bëri thirrje njerëzve të vendosin afate kohore për qëndrimin online.

Duke folur në Festivalin e Filmit në Kanë, ku promovoi filmin e saj të ri The Dead Don't Die, 26-vjeçarja u shpreh: "Mendoj se bota po kalon shumë. Por sidomos për gjeneratën time, mediat sociale kanë qenë të tmerrshme."

Ajo pretendon se shumë të rinj nuk janë në dijeni të çështjeve të rëndësishme.

"Kjo është një platformë e dobishme, por më shqetëson kur shoh djem e vajza të reja që nuk janë të vetëdijshme për lajmet që po ndodhin,"-shtoi ajo.

Gomez, e cila ka 150 milionë ndjekës në Instagram, u hodh nga froni vitin e kaluar nga futbollisti Cristiano Ronaldo që zuri vendin e parë si personi më i ndjekur. Ndërsa Selena është tërhequr pothuajse plotësisht nga mediat sociale.

Ndërsa publikon pak foto dhe mesazhe në Instagram e Twitter, Gomez tha se përpiqet ta bëjë këtë në një mënyrë konstruktive, duke qenë e vetëdijshme për rreziqet e presionit në internet për shumë nga fansat e saj të rinj.

"Unë jam mirënjohëse që kam platformën, pasi mund të ndaj gjërat për të cilat jam e apasionuar,"-tha aktorja. "Nuk nuk publikoj foto pa kuptim. Shoh vajzat e reja të shkatërruara nga bullizmi online."

EMISIONET