Futbollisti i Shqipërisë, Lindon Selahi është përshtatur mjaft mirë në kampionatin holandez.

Mesfushori është kthyer në një titullar për Twente, klubi me të cilin u bashkua gjatë merkatos së verës. Në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit, ai ka zbuluar idhullin e tij në futboll, dëshirën për të luajtur kundër Francës, por edhe se si e kalon kohën e lirë.

Unë luaj me shumë lojtarë të mirë, por javën e ardhshme do të luaj kundër Francës me ekipin kombëtar dhe atje do të luaj me një ndër lojtarët më të mëdhenj”, tha Selahi, i cili më pas u ndal te ambientimi dhe ndeshja e parë me Twente.

"Të jetosh në Hollandë është pak a shumë si në në Belgjikë, ndaj nuk ka shumë diferencë. Mund të përshtatem shumë shpejt dhe jam shumë i lumtur që jam këtu edhe pse është ftohet dhe ka shumë shi. Deri më tani ndeshja ime e preferuar është sfida e parë kundër PSV. Stadiumi ishte i shkëlqyer edhe fansat. Morëm rezultat pozitiv ndaj një skuadre të shumë dhe të fortë. Kur hyra në stadium për herë të parë isha si një fëmijë i vogël, në një stadium të madh, ishte mahnitëse," shtoi 20 vjeçari.

I pyetur se cfarë poziconi i pëlqen në fushë ai zbuloi: “Do të dëshiroja të isha sulmues pasi dua të shënoj shumë gola si çdo lojtar. Më pëlqen mesfusha, por sulmues do të ishte mirë gjithashtu,” vijon ai. 

Selahi zbuloi se idhulli i tij është Modric, ndërsa preferon Ronaldon dhe Real Madridin.

Luka Modric është idhulli im, pasi luaj në të njëjtin pozicion me të. Shoh gjithmonë videot e tij në "YouTube" dhe mundohem të luaj si ai pasi është një nga mesfushorët më të mirë në botë. Mes Ronaldos dhe Messit zgjedh portugezin. Është lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Gjithashtu jam fans i Realit dhe jo Barcelonës," tregon mesfushori.

Në fund 20-vjeçari foli edhe për videolojërat që luan: “Kam luajtur “Fortnite” deri në sezonin e kaluar, por tani nuk më pëlqen më ndaj kam marrë “Call of Duty” dhe po argëtohem," përfundoi Selahi. 

Selahi pritet të jetë pjesë e kombëtares shqiptare për dy sfidat e radhës kualifikuese të Eur0 2020 ndaj Andorrës më 14 nëntor dhe tre ditë më vonë kundër Francës.

/Ora News.tv/