Sekuestrohen 3,3 tonë kokainë me vlerë 230 milion euro në Livorno

Sekuestrohen 3,3 tonë kokainë me vlerë 230 milion euro në

Një sasi e konsiderueshme prej 3,3 tonë me vlerë 230 milionë euro janë sekuestruar në portin e Livornos nga autoritetet italiane me destiancion Francën. Kokaina është gjetur në një anije me flamur të ishujve Marshall që ishte nisur nga Kolumbia.

Operacioni për eksuestrimin e saj është bërë në bashkëpunim me autoritetet franceze e me urdhër të prokurorisë së qytetit të Firenzes. Hetimet kanë nisur nga Prokuroria e Marsiglias. Anija me kokainë ka mbërritur në Livorno më datë 24 shkurt dhe droga ishte paketuar në 90 çanta sportive me peshë 37-38 kg secila. Kanë qënë autoritetet e antidrogës së Marrsejës të cilat kanë sinjalizuar anijen tek kolegët italianë. Droga ishte fshehur në një kontenier që transportonte banane.

Në portin e Livornos Antimafia Italiane ka vendosur mikro përgjues në çantat me kokainë e ka lënë në to vetëm 1 kilogram drogë. Më pas anija ka mbërritur në portin e Marsejës.

3 persona me kamionë kanë tërhequr çantat me kokainë e i kanë transportuar në një vilë. Autoritetet franceze i kanë arrestuar në flagrancë. Për motive investigimi deri më tani nuk është bërë i ditur identiteti e shtetësia e personave të arrestuar.

EMISIONET