Sekuestrohet sasi e madhe kanabisi në Novoselë të Vlorës

Sekuestrohet sasi e madhe kanabisi në Novoselë të Vlorës

Një sasi e konsiderueshme, droge, kanabis sativa u zbulua në mënyrë të rastësishme e fshehur në pyllin e Novoselës në Vlorë. Droga, që sipas vlerësimeve paraprake mund të shkojë deri në 900 kilogram, u zbulua në një grope, por ende janë të paqarta rrethanat si ka përfunduar aty apo poseduesit e saj.

Një sasi e madhe droge, kanabis sativa u sekuestrua në Novoselë. Lënda narkotike e ndarë në rreth 30 thasë,  me peshë nga 20 deri 30 kg secili, u gjet në një gropë në një zonë të pyllëzuar, pranë Lumit Vjosa, disa kilometra larg fshatit Mifol.

Mësohet se kanë qenë banorë të zonës ata që kanë zbuluar drogën e fshehur dhe më pas kanë njoftuar policinë.

Përllogaritet që sasia e drogës të jetë nga 600 deri në 900 kilogram kanabis sativa, por do të jetë policia ajo që do të bëjë të ditur peshën e saktë.

Sic duket në këto pamje, droga është e grirë, gjendje në të cilën përdoret për tu përpunuar si “çokollatë”, për lehtësi transporti por njëherësh me vlerë edhe më të lartë.

Pas veprimeve të para, policia e Vlorës ende nuk ka dalë me një njoftim për drogën, por mësohet se pistat si ajo ka përfunduar aty janë dy.

E para dyshohet se podesuesit e kanabisit e kanë lënë në pyll për shkak të frikës së kontrolleve anti drogë që po zhvillohen.

Një tjetër pistë është ajo se lënda narkotike ka qenë e magazinuar diku dhe e ka nxjerrë aty vërshimi i vjosës pak javë më parë.

Forcat e policisë së Vlorës ndërkohë ushtruan kontrolle edhe në disa banesa në fshatin Mifol, por mësohet se nuk është gjetur lëndë narkotike


EMISIONET