Sekuestrohet "droga e Hitlerit" dhe 3 mijë euro/ Arrestohet i riu, paditet shqiptari

Sekuestrohet "droga e Hitlerit" dhe 3 mijë euro/ Arrestohet i

Një i arrestuar njëzetvjeçar dhe dy nga kolegët e tij , një shqiptar dhe një maroken, u paditën.

Policia italiane ka finalizuar me sukses operacionin “Djemtë e Jashtëm” me qëllim parandalimin e shpërndarjes së drogës në shkolla.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 20-vjeçar, ndërsa u paditën edhe një shqiptar, sëbashku me një shokun e tij maroken.

Policia arriti të sekuestronte 500 gram drogë, marijuanë, tableta hashashi dhe ekstazë. Gjithashtu edhe 3,000 euro në para të gatshme, smartphones dhe shkallë elektronike.

Operacioni është finalizimi i hetimeve që kishin njisur një vit më parë nëpërmjet përgjimeve telefonike, vëzhgime dhe reagimeve të 33 të rinjve, duke përfshirë shumë studentë.

Drogë në disko - Një i ri, i cili kishte ardhur në Napoli me rastin e një ngjarjeje muzikore në një klubi nate, kishte marrë me vete 37 pilula Mdma (e ashtuquajtur "droga e Hitlerit"), ekstazi dhe ketamini, për t’ua shpërndarë anëtarëve të klubit.

Policia arriti të konfiskonte drogën dhe bëri të mundur arrestimin e 20 vjeçarit.

EMISIONET