Sekuestrohen rreth 23 mijë euro në Rinas

Sekuestrohen rreth 23 mijë euro në Rinas

Policia kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht një 55 vjeçar, nën akuzën e mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Të proceduarit iu gjetën dhe sekuestruan 23.250 euro.

“Gjatë kontrollit  në vijën e dytë të  shtetasit H.LL, 55 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit, shërbimet e   Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi  të fshehura në trup 23.250 euro të padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material”,- njofton policia.

Në përfundim të veprimeve,  materialet do ti kalojnë  për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave  dhe i sendeve me vlerë".

EMISIONET