Infektologia Nevila Gjermeni e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në televizionin Ora tregon masat që duhet të marrim për të parandaluar gripin dhe infesksionet respiratore.

Kryesorja është higjiena juaj personale.

Lajra e duarve është shumë e rëndësishme në sëmundjet infektive. Pjesa më e madhe e këtyre sëmundjeve vjen nga mos larja e duarve.

Është shumë e rëndësishme larja e shpeshtë e duarve para çdo kontakti që mund të kemi me rrugët tona respiratore, orale apo digjestive

Qëndroni larg personave me grip, të paktën 1 metër distancë që stërklat e pështymës apo të kollës të mos kalojnë në rrugët tona respiratore në hundë apo në gojë.

Shmangni ambientet publike sa mund të keni mundësi.

Konsumoni një dietë të pasur me vitamina proteina dhe karbohidrate.


(Ne foto: Nevila Gjermeni e ftuar ne studion e Dite e Re) 




/Ora News.tv/