Sekretari Jenrick: Johnson pati simptoma për 10 ditë, u shtrua në spital pas rekomandimit të mjekut të tij

Sekretari Jenrick: Johnson pati simptoma për 10 ditë, u shtrua në

Sekretari i Strehimit Robert Jenrick ka folur mbi shëndetin e Kryeministrit Boris Johnson, i cili u dërgua në një spital në Londër të dielën e 5 prillit,10 ditë pasi rezultoi pozitiv në testin për koronavirusin.

Duke folur në BBC Radio 4, Jenrick tha: "Kryeministri ka pasur simptoma të vazhdueshme për 10 ditë pasi testit pozitiv dhe si rezultat ai shkoi në spital mbrëmë me këshillën e mjekut të tij.

"Ky nuk ishte një shtrim urgjent, ishte planifikuar më parë shtrimi në spital që të kishte disa teste rutinë. Ato teste janë duke u zhvilluar dhe ai do të qëndrojë në spital për aq kohë sa duhet. Unë kam dëgjuar që ai po bën mirë dhe mezi pres që ai të jetë përsëri në krye të detyrës a më shpejt të jetë e mundur.

"Ai do të marrë këshillat e mjekëve dhe infermierëve në spitalet ku po kryhen teste dhe do të veprojë në përputhje me rrethanat."

EMISIONET