Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Roberto Montella priti në Kopenhagen një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë.  Të pranishëm në takim ishin deputetët, Rudina Hajdari, Senida Mesi dhe Ralf Gjoni.

Gjatë bisedës u diskutuan një numër çështjesh, përfshirë vendimin e ardhshëm të Këshillit Evropian për fillimin e negociatave të pranimit në BE, zhvillimet e fundit politik në Shqipëri, si dhe reformën zgjedhore dhe gjyqësore. Një fokus të veçantë iu kushtua edhe përgatitjes  për kryesimin që Shqipëria do ti bëjë OSBE në vitin 2020.

"OSBE-së i duhet një udhëheqje e fortë," tha Montella, "dhe unë kam besim se Shqipëria do të jetë në gjendje të çojë përpara axhendën e OSBE-së në një frymë të përgjegjësisë kolektive"

Montella shprehu vlerësimin e tij për tryezën e rrumbullakët për reformën zgjedhore të organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në fund të shtatorit.

Ai shprehu besimin se të gjitha palët duhet të vazhdojnë të përfshihen në këtë proces, përfshirë përfaqësues të Qeverisë, parlamentit dhe opozitës jashtë parlamentare, shoqërinë civile si dhe ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

/Ora News.tv/