Sejko: Qeveria do paguajë interesin e kredive të biznesit. Të përgatitur të injektojmë likuiditet

Sejko: Qeveria do paguajë interesin e kredive të biznesit. Të

Paketa e dytë në ndihmë të biznesit po përpunohet dhe së shpejti do të lancohet.  Lajmin e bëri të ditur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në një intervistë për gazetaren Beti Njuma në RTV Ora.

“Deri  tani bizneset kanë përdorur paketën e parë që ka qenë garancia sovrane për të paguar pagat e punonjësve. Paketa e dytë po elaborohet me bankat. Ka një shifër e para dy ditëve, janë rreth 8.5 milionë euro, afro 9 milionë euro kredi të dhëna, rreth 1 miliardë lekë nga bankat për këtë qëllim.”

Gjithashtu qeveria ka vendosur të marrë përsipër  pagesën e interesit, tha Sejko .

“Sot nga informacioni i fundit qeveria mori përsipër për të marrë përsipër pagesën e interesit për këto kredi për bizneset që përdorin këtë garanci sovrane. “

E megjithatë Sejko pranon se jo të gjithë bizneset do të mund të përfitojnë.

Gent Sejko: Bankat pavarësisht nga garancia sovrane, kriteret e riskut janë më gjerë se sa niveli i kësaj garancie dhe kërkon një vështrim më të kujdesshëm nga ana e bankave. Jo të gjithë klientët mund të përfitojnë 100 përqind nga kjo garanci.

Gati të blejmë letra me vlerë nga qeveria

Gent Sejko: “Një masë tjetër, është për ti dhënë injektim likuiditeti ekonomisë. Në Shqipëri do të funksiononte duke blerë letrat me vlerë të qeverisë shqiptare përmes tregut bankar. Akoma nuk është aplikuar por nëse do të shohim që niveli i deficitit buxhetor do të zgjerohet dhe qeveria do të ketë nevojë për likuiditet në një moment të caktuar natyrisht që do të aplikonim këtë lehtësim sasior. Ne jemi të përgatitur për ta përdorur për këtë rast.”

Qeveria po përgatitet për të marrë një Eurobond. Tërheqja e këtij eurobondi do të krijonte likuiditet të mjaftueshëm. Do të shohim si do të performojë ekonomia në muajt në vijim, por kjo është masa jokonvencionale që jemi përgatitur për ta përdorur por nuk e kemi përdorur.”

A ka ndërhyrë BSH për të stabilizuar kursin e këmbimit valuator në momentin e krizës?

Gent Sejko: Jemi në rastin që është zhvlerësuar monedha shqiptare, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë shumë pak në momentin e pikut, ka bërë shitjet e një sasie në dy ditët e caktuara. Kursi është stabilizuar dhe për fat ka vazhduar të mbetet i stabilizuar. Nëse periudha e verës do të ketë aktivitet të rigjallëruar të turizmit, është element që do të ndikojë pozitivisht në stabilizimin e kursit të këmbimit. Në kushte fondamentale teorike ekonomike gjithmonë krizat sjellin zhvlerësim në kursin e këmbimit. Mund të kemi inflacion por praktikisht Shqipëria ka specifikat e veta e partnerët tanë tregtarë janë në eurozonë dhe ka euro me shumicë. Besoj që kursi do të jetë i stabilizuar dhe po vazhdon të jetë i stabilizuar dhe mund të mos të ketë nevojë për ndërhyrje të fuqishme nga ana jonë pasi kjo do na gërryente dhe rezervat.”

Statusi i këmbimit valutor

Gent Sejko: Kursi i këmbimit është një indikator shumë sensitiv që përcaktohet nga kërkesë-oferta në treg. Ne kemi një regjim të lirë të kursit të këmbimit dhe ajo përcaktohet nga kërkesa dhe oferta në treg. Bankat qëndrore dhe Banka e Shqipërisë në këtë kontekst ka parametrat e saj për të ndërhyrë. Nuk ka objekti në kursin e këmbimit por ndërhyjmë nëse prishen disa parametra. Kur niveli i kursit të këmbimit godet nivelin e inflacionit, tani jemi në rastin që është zhvlerësuar monedha kombëtare dhe banka ka ndërhyrë shumë pak në momentin e pikut. Kursi është stabilizuar dhe fatmirësisht ka qenë i stabilizuar. Kursi i këmbimit përcaktohet nga të hyrat, si investimet e huaja direkte, turizmi dhe reminitancat. Ka rënë dhe kërkesa për euro. Kjo ka krijuar një stabilizim. Në kushte fondamentale të krizës ekonomike, sjellin zhvlerësim të kursit të këmbimit. Mund të kemi një inflacion.

EMISIONET