Sejko reagon për PD: Bankat i vlerësojnë rreziqet e kreditimit, nuk ka rrezik për pastrim parash

Sejko reagon për PD: Bankat i vlerësojnë rreziqet e kreditimit,

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka reagur në lidhje me letrën që opozita i dërgoi bankave të nivelit të dytë ku i kërkohej të mos jepnin kredi.

Sipas keut të Bankës Qëndrore bankat e nivelit të dytë janë në gjenjde që të vlerësojnë rrezikun gjatë dhënies së kredive.

Ndërsa theksoi se deri më tani nuk ka probleme që lidhen me pastrimin e parave nga bankat.

Sejko: Letra e djeshme e zotit Basha kishte të bënte me dy rreziqe që përballen bankat e nivelit të dytë. Në radhë të parë me riskun e kredisë lidhur me financimin e PPP-ve. Bankat e nivelit të dytë kanë shtrënguar kriteret e riskut pas krizës financiare botërore të 2008 dhe kjo ka ndikuar dhe në kreditimin e ekonomisë ndaj dhe ne u kemi bërë thirrje bankave që të kenë një riorientim më të mirë ndaj sektorëve më pozitivë të ekonomisë. 

Në rastin konkret PPP ndihen nën kriteret e financimit të projektit, janë të kushtëzuara me kritere të veçanta që normalisht qoftë për riskun e kredisë ashtu dhe për riskun e pastrimit të parasë bankat e nivelit të dytë kanë rregulloret e nevojshme, instrumentat e nevojshëm për ta kontrolluar dhe monitoruar këtë risk. Ne ndjehemi kofident që risku është i mirëmenaxhuar.

 

EMISIONET