Sejko: Kursi i këmbimit monetar do të jetë i lirë, do të përpiqemi të shmangim spekulimet

Sejko: Kursi i këmbimit monetar do të jetë i lirë, do

I ftuar në “Ekopolitikë” nga Besart Kadia në RTV Ora, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh se është lënë i lirë kursi i këmbimit në vend dhe do të përcaktohet nga kërkesa dhe oferta në treg.

Ai shtoi se kursi nuk mund të kontrollohet, përveç rasteve kur banka qendrore vendos një vlerë fikse, por do punohet për të shmangur spekulimet.

Sejko: Kishim një mungesë eurosh cash në javën e kaluar nga bllokimi i fluturimeve. Sasia e nevojshme e eurove është siguruar përmes remitancave. Është rënë dakord që të mos kemi më probleme për furnizimin e bankave dhe tregut me euro. Por për sa kohë që regjimi i lirë i kursit të këmbimit, kursi do të përcaktohet nga oferta dhe kërkesa në treg, ne nuk do të ndërhyjmë. Unë nuk e them do ta sa do të jetë ky kurs, pasi nuk parashikohet saktë kursi. Nuk e kontrollojmë dot, asnjë bankë nuk e kontrollon dot, vetëm kur vendoset një vlerë fikse e tij. Ne do të përpiqemi të shmangim spekulimet dhe të mbajmë rrëgjimin e lirë të kursit të këmbimit.

EMISIONET