Kongresi i Demokratëve deklaroi se seancat hetimore  për presidentin Donald Trump do të bëhen publike duke filluar nga java e ardhshme.

Tre zyrtarë të lartë të shteteve do të jenë në krye të komisionit që do të dëgjojë dëshmitë e presidentit Trump, seanca që do të bëhen publike.

Presidenti i SHBA akuzohet pas publikimit të bisedave me presidentin e Ukrainës, Zelensky ku i ka kërkuar hetimin politik të ish zëvendës presidentit të Amerikës, Joe Biden.

Të gjithë akuzat janë mohuar nga Trump, por është komisioni hetimor që do të vlerësojë dëshmitë e tij.

Deri më tani janë zhvillua 3 seanca të mbyllura dhe janë marrë në pyetje me dhjetëra persona që janë në dijeni të çështjes.

Dëshmitari i rradhës në seancën publike do të jetë Bill Taylor, ambasadori amerikan në Ukrainë.

Ai ka deklaruar më parë se Trump ka kërkuar hetim të ish zëvendës presidentit, Joe Biden.

/Ora News.tv/