Ambasadori amerikan në Serbi Kyle Scott ka deklaruar se dialogu Beograd- Prishtinë duhet të hyjë në fazë më intensive. Ka shtuar se shpreson se kompromis madje do gjendet brenda këtij viti.

Kyle Scott për televizionin publik serb ka theksuar se është e qartës se as Beogradi dhe as Prishtina nuk do të fitojnë krejt çfarë duan, porse është e rëndësishme që të dy palët të arrijnë te kompromisin.

“Për këtë arsye është aq e rëndësishme që ky dialog që udhëhiqet nga BE. Mendoj se dialogu duhet të hyjë në fazë më intensive sepse shpresoj se kompromisi, do të arrihet, madje, në këtë vit”, ka thënë Scott, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se deklarata e mëhershme se SHBA-ja dëshiron t’i inkurajojë Serbinë e Kosovën ta arrijnë kompromisin, është pjesë e politikës së tashme të jashtme të SHBA-së.

Scott ka përfunduar se fjala kompromis është e shëmtuar, porse kompromisi është shtyllë e politikës ndërkombëtare.

/Ora News.tv/