Sara përballë Ledionit në një rrëfim të pazakontë: Pas 10 vitesh e kuptova që të doja

Sara përballë Ledionit në një rrëfim të

Dasma e tyre përrallore në liqenin e Komos pushtoi të gjitha faqet rozë, por dashuria e tyre lindi shumë vite pas njohjes.

Në takimin e parë, Sara Hoxhës dhe Ledion Licos nuk ia merrte mendja se do dashuroheshin e të bëheshin prindër të një djali të vogël.

Sara ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë në intervistën për Revistën Who që u realizua nga Ledioni gjatë një takimi për darkë.

Ledioni: Le të tregojmë pak për kush ju vardis kujt?

Sara: Ti mua!!!

Ledioni: Pra, nuk ishte dashuri me shikim të parë? (qesh)

Sara: Jo, ishte dashuri pas 15 vitesh.

Ledioni: Po kur e kuptove ti që ishte dashuri, sepse unë të kam thënë i pari të dua.

Sara: Pooo, dhe unë në fillim ta thashë si përgjigje duke menduar se atë duhet të thoja. Nuk jam e sigurt nëse e ndjeja atëherë kur ta thashë për herë të parë. Por e kuptova 100% kur shkova në Londër dhe nuk rrija dot pa ty.

Ledioni: Pra ti s’më mendoje mua përpara?

Sara: Jo, fare (qesh). Unë isha në fazën që po vazhdoja shkollën në Londër, u dobësova, më kishte hipur vetja në qejf. Lidhja jonë erdhi në një kohë kur unë nuk e shikoja jetën time në Tiranë, gjithë planet i kisha të ikja.

Ndër të tjera, Sara tregoi se lidhja ishte gati të përfundonte vetëm për shkak të vëmendjes që i dha media.

Sara: Kur historia jonë u bë publike dhe doli në çdo faqe online, unë isha në gjendje shoku. Nuk isha gati. Isha vetëm 18 vjeç, në një lidhje me dikë 10 vite më të madh se unë, që punonte tek kompania e familjes sime. Jemi ndarë për 3 ditë. Atëherë  mendoja që ky ishte fundi. Une isha një njeri shumë privat, ndërkohë kush nuk më shkruante për këtë histori. U futa në gojën e të gjithëve brenda natës, ishte e papritur dhe nuk e kapërdija dot.

EMISIONET