"Hala" titullohet kënga e re që solli reperi Majk në bashkëpunim me Capital T.

Projekti flet për jetën luksoze të mbushur me femra seksi, makina të shtrenjta dhe gjithcka tjetër që dëshirojnë. Por jo vetëm kaq. Për ta, cdo gjë që kanë e meritojnë falë punës së palodhshme që kanë bërë ndër vite.

Dueti i tyre mendohet të jetë hiti i vjeshtës pasi të dy artistët janë shumë të pëlqyer nga publiku.

Pikërisht në momentin kur kënga doli në Youtube, Majk mori vendimin që të bënte privat llogarinë në Instagram.

Nuk dihet arsyeja përse reperi bëri këtë zgjedhje, por kjo nuk i largoi vëmendjen projektit të shumëpritur.

/Ora News.tv/