Sapo kishte dalë nga burgu, kush është shqiptari i arrestuar me 22.250 mijë euro në Itali?

Policia italiane e komisariatit të Soriano nel Cimino ka goditur një rast të trafikut të drogës këtë herë nëpërmjet sekuestrimit të parave, që pretendohet se janë të ardhura të siguruara në kuadër të aktivitetit ilegal.

Sikurse raportojnë mediat fqinje shuma e parave që kapte vlerën e  22,250 euro, të gjitha kartmonedha 50 euroshe, iu sekuestrua shqiptarit me iniciale R.D.

Vetëm 6 ditë më parë shqiptari ishte liruar nga burgu që kishte kryer për 2 vjet e 8 muaj, nën akuzën e posedim të drogës, pasi ishte kapur në 3 shkurt 2017 në Viterbo, me 38 kilogram marijuanë.

Gjithashtu policia bën me dije se R.D është vëllai i njërit prej të arrestuarve gjatë operacionit anti-mafia Erostrato të 25 janarit 2019.

EMISIONET