Samiti i G7-s përfundon në rrëmujë teksa Trump braktis deklaratën e përbashkët

Samiti i G7-s përfundon në rrëmujë teksa Trump braktis

Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga deklarata e përbashkët, në fund të samitit të G7-s, duke akuzuar Kanadanë për 'pandershmëri'.

Ai tha se vendet e tjera po vendosin 'tarifa masive' për Amerikën.

Komunikata e përbashkët, bazuar mbi sistemin tregtar, u arrit pavarësisht tensionet mbi tarifat amerikane për importet e çelikut dhe aluminit.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau u zotua të hakmerret me tarifa duke nisur nga 1 Korriku.

Në një konferencë për shtyp, Trudeau e vlerësoi si 'fyes' vendimin e Trump për të përfshirë sigurinë kombëtare me qëllim justifikimin e tarifave të çelikut dhe aluminit.

"Mund të jetë vërtet keqardhje, por shumë qartë dhe me siguri, që ne do të bëjmë përpara në masat tona më 1 Korrik,' u shpreh Trudeau.

"Kanadezët janë të sjellshëm dhe të arsyeshëm, por nuk e lëmë veten të nëpërkëmbemi."

"Fjalët e tij nuk përmbanin asgjë të pathënë më parë, si në biseda publike, ashtu edhe në ato private, zhvilluar me z.Trump", tha më vonë zyra e tij.

Bashkimi Europian u shpreh se do t'i qëndroj deri në fund deklaratës së përbashkët, pavarësisht vendimit të Trump.

"Ne i qëndrojmë zotimit të bëra në komunikatën e G7-s", tha një burim i qeverisë Britanike.

EMISIONET