Samiti G20 arenë diskutimesh për konfliktin Rusi-Ukrainë

Samiti G20 arenë diskutimesh për konfliktin Rusi-Ukrainë

Samiti G 20 do të kthehet në një arenë diskutimesh për zgjidhjen e konfliktit ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës. Kremlini ka konfirmuar se presidenti Vladimir Putin do të zhvillojë një takim me kreun e shtëpisë së Bardhë Donald Trump. Në qendër të diskutimit pritet të jetë kërkesa e presidentit ukrainas Petro Poroshenko për largimin e trupave ushtarake të Moskës nga kufiri. Ndërkaq Gjermania duket se është zgjedhur si arbitri për të zgjidhur konfliktin e ri i konsideruar dhe si prag lufte mes dy shteteve.

Duke folur gjatë konferencës Gjermani – Ukrainë në Berlin, kancelarja Angela Merkel tha se perëndimi do të mbrojë ligjin ndërkombëtar dhe do ta diskutojë çështjen e detit Azov me presidentin rus Vladimir Putin gjatë samitit të G20-s në Argjentinë.

Angela Merkel:"Ne nuk i vendosim sanksionet ndaj Rusisë vetëm për të shtuar numrin e tyre, ne i vendosim ato për ta bërë të qartë se edhe vendet që ndodhen në kufi me Rusinë kanë të drejtë të zgjedhin rrugën e tyre e të zhvillimit. Këto janë parimet e ligjit ndërkombëtar." 

Partnerët e Bashkimit Europian kanë kërkuar shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë pas tensioneve të reja me Ukrainën, por blloku paraqitet i ndarë në këtë pikë, ndaj burime diplomatike thonë se nuk pritet ndonjë veprim i shpejtë

EMISIONET