Ministri i Brendshëm populist i krahut të djathtë, Matteo Salvini, ka nxitur një valë të re reagimesh me deklaratën e tij të fundit për regjistrimin e komunitetit rom, që do ti hapte rrugë deportimit të  jo-italianëve.

Pas një kori kritikash, Salvini tha se qëllimi i tij i vetëm ishte vetëm mbrojtja e fëmijëve rom.

Janë të paktën 130,000 romë në Itali dhe shumica e tyre jetojnë në kampe të palicencuara në periferi të qytetit.

Javën e kaluar, Salvini refuzoi të lejonte ankorimin në portet italiane të një anije bamirëse që mbante 629 emigrantë.

Salvini në vjimësi është përpjekur të kufizojë numrin e emigrantëve që hyjnë në Itali duke bllokuar anijet e bamirësisë që shpëtojnë njerëzit nga bregu libian. Aquarius përfundimisht mbërriti në portin spanjoll të Valencias në fundjavë.

Pasi Partia Lidhja e z. Salvini erdhi në pushtet këtë muaj me lëvizjen anti-establishment Pesë Yjet, ai u përqendrua shumë në temën e emigracionit.

Vërejtjet e tij mbi romët u kundërshtuan përfundimisht nga zëvendëskryeministri i tij dhe kreu i Pesë Yjeve, Luigi di Maio, i cili e bëri të qartë se regjistrimi i romëve ishte jokushtetues.

Po çfarë tha Salvini?

Ministri i Brendshëm deklaroi për një kanal televiziv lokal që kishte kërkuar nga zyrtarët që "të përgatisin një dosje mbi çështjen rome sepse nuk ishte bërë asgjë në këtë që nga [ish-ministri Roberto] Maroni dhe situata ishte kaotike".

Do të bëhej një studim për të parë se "kush [janë ata], si [ jetojnë ata] dhe sa prej tyre kanë bërë atë që quhet regjistrimi. Do të kemi një regjistër," tha ai.

 Romët me nënshtetësi të huaj e pa leje qëndrimi do të dëboheshin, ndërsa romët me shtetësi italiane do të qëndronin në Itali.

Qeveria e re populiste e Italisë ka si pjesë të programit të saj një plan për të deportuar 500,000 emigrantë.

/Ora News.tv/