Tiranë- 4 salla të reja të kirugjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë do tu japin mundësi pacientëve që ndërhyrjet dhe trajtimin ta bëjnë në sanatoroium me një shërbim më të mire, por edhe për të shmnagur fluksin e kirurgjisë së QSUT-së. Kërkesat sipas mjekëve kirurg janë 30 ndërhyrje në javë, por për këtë shtim të shërbimit kirurgjia ka nevojë për personel shtesë. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pa nga afër këtë investim. “Ata qytetarë apo pacientë që kanë nevojë për kirurgji do ti përcjelli këtu. Spitali ka nevojë për njerëz për të vënë në punë investime që flenë prej disa vitesh. Ky është hapi i parë me shërbimin e kirurgjisë së përgjithshme, po përfundojmë procedurat e kontraktimit të pajisjeve për reanimacionin e shërbimit të kardiologjisë. Angiografia do të fillojë të ofrohet brenda pak javësh edhe në këtë spital” tha Ministri. “Është një pavion me 40 shtretër dhe mbi bazën e një ditëqëndrimi mesatar këtu mund të realizohen mesatarisht 30 operacione në javë të kirurgjisë së përgjithshme” tha mjeku kirurg. Pancientët nga qyteti i Tiranës, por dhe i Komunave mund të marrin shërbimin e nevojshëm. Përkatësisht kapaciteti për tu shërbyer janë rreth 100.000 persona. Investimi në këtë shërbim është i fondit të sigurimit dhe kujdesit shëndetësor.

/Ora News.tv/