Salihi i jep fund "thatësirës", rikthehet tek goli

Salihi i jep fund "thatësirës", rikthehet tek goli

Kishte që në 25 shtator që nuk gjente rrugën e rrjetës por Hamdi Salihi është rikthyer tek goli.

Sulmuesi shkodran ka rigjetur golin në fitoren që ekipi i tij Neustadt ka arritur ndaj Horn-it, në Ligën e 2-të të Austrisë.

Salihi shënoi golin e dytë në fitoren 3-1 që ekipi i tij arriti në shtëpi, duke u ngjitur kështu në vendin e 5-të të klasifikimit. Ky ishte goli i katërt në 13 javë kampionat.

EMISIONET