Saimir Tahiri: Në parlament e qeveri ka njerëz që janë bërë kurban

Saimir Tahiri: Në parlament e qeveri ka njerëz që janë

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mohon të jetë ai kurbani. Per gazetaret Tahiri u shpreh se kurban nuk është ai por disa njerëz në parlament e qeveri që nuk mendojnë dhe flasin të lirë   

Saimir Tahiri: "Më keni trembur sa herë më keni pyetur do bëhesh kurban apo jo dhe më fyeni kur më bëni pyetjen. Kurban nuk do të thotë të mos shkosh në burg, por të mos jesh i lirë. Të garantoj se ka pasur dhe ka deputetë në parlament, jashtë tij, në qeveri, jashtë saj, në politikë dhe jashtë saj, njerëz  që janë bërë kurbanë edhe pse nuk e kanë parë një ditë derën e burgut. Se nuk janë të lirë të mendojnë po nuk u thanë cfarë të mendojnë, nuk janë të lirë të flasin po nuk i thanë çfarë duhet të flasin. Këta janë kurbanë jo unë. 

 Kam njohur burra që kanë qenë në burg por që kanë qenë të lirë edhe kur kanë qenë në burg dhe pas. Ka të bëjë sa je i lirë në mëndje dhe jo sa të lidhura i ke duart. Ka të burgosur pa fund nga këta që janë të lirë sot dhe që qeverisin në emër të kujtdo. Ka një katalog të tërë njerëzish nga 1990 e deri sot. Ata janë kurbanë unë jo. Ju lutem shuajeni kuriozitetin tuaj për të ardhmen time politike ose jo.  Nuk është kjo çështja. Unë kam dy vjet që hesht për drejtësinë. Nuk kam asnjë kuriozitet për të shuar cfarë do të bëhet nesër. Më intereson drejtësia, aq sa më intereson tju them se po e përballoj i vetëm përballë të gjithëve, pa parti pa politikë. Nuk më intereson. Më intereson drejtësia." 

Deklarata e plote e Saimir Tahirit: Karroca e prishur u ndal. Servila e shushunja vetëm shtohen 




EMISIONET