Nis nga e para! Saimir Tahiri do rigjykohet. E vendosi Apeli

Nis nga e para!  Saimir Tahiri do rigjykohet. E vendosi Apeli

Nis çdo gjë nga e Para. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendos të rikthejë për gjykim dosjen e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policise së Vlorës, Jaeld Çela.

Apeli vendosi të rikthejë për gjykim dosjen në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda duke rrëzuar vendimin që e shpallte fajtor për shpërdorim detyre, dhe e dënonte perfundimisht me 3.5 vite ne shërbim prove, ndërsa Jaeld Çelen me 5 vite burg. 

Kjo dosje me këto akte do i kthehet GJKKO dhe pas shqyrtimit do të vendosë ajo nëse do ta rikthejë dosjen për gjykim ose do të pushojë çështjen.

Perfaqesues te ambasades amerikane kane qene te praninesh ne seance gjate gjithe procesit. 

Sipas trupit gjykues gjate procesit jane verejtur shkelje proceduriale.

Ish ministri i Brendshem Saimir Tahiri e quajt'padrejtesi, rikthimin ne piken zero"

"Ia ka vlejtur që të përballem si qytetar dhe jo si ata vemiet përpara që janë përballur si pushtetar. Këmbët e mija më mbajnë dhe pa pushtet" u shpreh Tahiri.

Në Gjykatën e Apelit vendimi u dha nga një treshe gjyqtarësh të përbërë nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Dhimitër Lara, të tre gjyqtarë që e kanë kaluar vettingun.

Ndërsa në Gjykatën e Shkallës së Parë vendimi u shpall nga Ardit Mustafaj, i cili u largua nga vettingu si dhe nga dy gjyqtaret Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Në shkallën e parë ish-ministrit i ranë akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, ndërkohë që u dënua nga gjykata për shpërdorim detyre.

Prokuroria e cila kishte kërkuar në total dënimin me 12 vite burg kërkoi apelimin e këtij vendimi, apelim që u kërkua edhe nga vetë ish-ministri që pretendon pafajësi.

Pjese nga arsyetimi i vendimit

"Ky kolegj vlerësoi të pabazuar shkakun e pretenduar nga Saimir Tahiri dhe mbrojtësi i tij. Ky kolegj i çmoi se vendimi i marrë nga gjyqtari i hetimeve paraprake të Katanias në Itali nuk plotëson kushtet për t'u cilësuar përfundimtar në respektim të nenit 34 të kushtetutës së Shqipërisë. Së dyti ky kolegj duke shqyrtuar në themel faktet e atribuuara të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela në raport me aktin e njoftimit të akuzës dhe kërkesës për dërgimin e cështjes në gjyq të prokurorisë në raport me vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake si dhe në raport me konkluzionet e arritura nga vendimi i apeluar vlerësoj se në rastin konkret janë shkelur dispozitat për paraqitjen e akuzave të reja, e lidhur kjo edhe me mos respektimin e dispozitave për ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori.

Gjykata ka zbatuar gabim nenin 375 të kodit të procedurës penale se në këtë rast gjykata nuk ka rivlerësuar të njëjtin fakt që atribuohet nga prokuroria të pandehurit, por de facto ka ngritur një akuzë të re, për të cilën Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela as nuk janë hetuar dhe për më tepër nuk u është atribuuar-- kultivimi i narkotikëve apo dhe përhapja e kultivimit në Shqipëri. E lidhur kjo me episode konkrete të sekuestrimit dhe asgjësimit të narkotikëve në datat 13.09.2016 dhe 04.10.2016 dhe 18.10.2017.

Në lidhje me këto episode dhe kultivimin e narkotikëve, prokurorët janë shprehur se nuk kanë ngritur akuzë ndaj të pandehurve Saimir Tahiri dhe Çela por janë referuar duke mbështetur ekzistestën dhe qëndrueshmërinë e grupit të strukturuar kriminal pjesë e të cilit akuzohet se janë edhe dy të pandehurit. Gjykata e Krimeve të Rënda ndonëse e vlerësoi si kontradiktor këtë qëndrim të prokurorisë në vijim duke iu referuar episodeve që lidhen me sekuestrimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike në 2016-17 rikualifikon faktin penal të atribuuar të pandehurve në lidhje me trafikimin e narkotikëve në 4 episode konkrete dhe cilësuar si shpërdorim detyre.

Në vëmendje të gjykatës së Apelit është edhe parashikimi i pikës të 6 në nenit 28 të kodit penal që përcakton se anëtarët e grupit të strukturuar kriminal në rastin konkret janë përgjegjës për të gjitha veprimet penale të kryer prej tyre në përmbushje të qëllimeve të veprimtarisë kriminale. Në rrethanat e referuara më lart, kolegji çmon se një konkluzion i tillë sjell si pasojë prishjen e vendimit të apeluar-vendimit të gjykatës për krimet e rënda dhe kthimin e akteve në shkallë të parë.  Për këtë arsye gjykata e posacme e apelit vendosi; Prishjen e vendimit nr. 60 datë 19.09.2019 të gjykatës për Krimet e Rënda, aktualisht GJKKO dhe dërgimin e akteve në atë gjykatë, një kolegji tjetër të saj" thuhet në vendimin e gjykatës së Apelit.



EMISIONET