Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Armando Sadiku, nuk mendohet dy herë kur është fjala për të dhënë përgjigje se cili është trajneri më i mirë i kombëtares.

Për këtë pyetje ai ka vetëm një emër: Gianni De Biasi.

Në emisionin "Ora Sport" në Rtv Ora ai tregoi edhe shokët e ngushtë në Kombëtare, ndërsa refuzoi të tregojë se cili është futbollisti që i krijon bezdi në ekip.

Armando Sadiku: Trajneri më i mirë është De Biasi, shokët më të mirë Andi Lila dhe Odise Roshi. Kurse që më bezdis nuk e di çfarë të them se kemi me të gjithë marrëdhënie të mira. Nuk jemi takuar me Keidin Baren sepse kemi orare të ndryshme. Disa stërviten në stadium, disa në anekse. Unë në fund të sezonit kthehem tek Levante. Tek Malaga i kam luajtur të gjitha ndeshjet. Tani gjeta fatin tek Presidenti i Levante, ai më besoi shumë.

Sadiku njihet shumë edhe për golin e tij me kokë në Euro2016  kundër Rumanisë. Ai tregon edhe një histori të shkurtër pas suksesit të tij me kombëtaren.

“Komplimenti më i bukur në karrierë është kur më takoj një nënë e vjetër dhe më puthi pas golit në europian me Rumaninë. Thash me veten tani më njohin të gjithë.”

/Ora News.tv/