Armando Sadiku shënon sërish.

Sulmuesi elbasanas realizoi golin e dytë në eksperiencën me Malagën, teksa realizoi golin e fitores 2-0 në transfertë ndaj Deportivo La Coruna.

Bomberi i kombëtares shqiptare përfitoi nga një gabim i portierit vendas dhe me kokë vulosi shifrat në 2-0.

Ky ishte goli i tretë i Sadikut me fanellën e Malagës. Pas 12 javëve të para, Malaga numëron 11 pikë, tre më shumë se La Coruna e cila mban vendin e fundit me 8 pikë.

/Ora News.tv/