Armando Sadiku, ylli i kombëtares shqiptare ka bërë mirë  përgjatë këtij sezoni në futbollin spanjoll, ku ka shënuar 10 gola për llogari të ekipit të Malages.

Lojtari  i huazuar nga Levante te skuadra e kategorisë së dytë në vendin iberik  është shprehur në Rtv Ora  për emisionin ‘’Ora Sport ‘’  drejtuar nga moderatorja Albana Bejko, se pas paraqitjve të mira me Malagën  ka marrë shumë  oferta nga menxharë të ndryshëm  në Spanjë.

I pyetur nëse ka patur kontakte nga klubet e futbollit iberik , Sadiku u shpreh :

Sadiku : Duke shënuar  dhe aktivizuar në të gjitha ndeshjet , gjërat kanë nisur të  lëvizin dhë  jam kontaktuar nga shumë menaxherë . Në fund të  ndeshjve që kanë mbetur do të shqyrtojmë  opsionet me klubin e Levantes dhe menaxherin tim.

sadiku

/Ora News.tv/