Këmbët e tij bënë të dashurohen miliona njerëz pas futbollit. Gabriel Batistuta është një legjendë e këtij sporti, por ish ylli i Fiorentinës po e vuan shumë faktin që ka luajtur futboll.

14 vite pasi la futbollin, 50 vjeçari do i nënshtrohet një tjetër operacioni, pasi këmbët e tij janë bërë mjaft delikate dhe nuk janë të afta për të mbajtur peshën e argjentinasit.

"Unë i thashë mjekut tim të amputojë këmbët. Ndjeva dhimbje, dhimbje dhe më shumë dhimbje. Operacioni ishte një zgjidhje për të paktën 6-7 vjet. Nuk e dimë nëse dhimbja është zhdukur, por besoj se më në fund mund të eci përsëri si një person normal.

"Sapo u ndalova së luajturi, mësova që kyçet e këmbës më ishin bërë copë. Kocka kundër kockave, duke mbështetur një peshë prej 86-87kg: lëvizja më e vogël dhe agoni. Unë kisha të njëjtin problem si Marco Van Basten, i cili u pensionua nga futbolli që në moshën 31 vjeçare.

"Nuk mund të dilja nga shtrati për disa ditë. Më mbeti të qaja me inat dhe i thashë vetes: "Nuk mund të vazhdojë kështu. U ndjeva i sëmurë, aq i sëmurë sa shkova te mjeku, mik i imi dhe i kërkova që të amputonte këmbët. Unë iu luta, insistova. Unë i thashë që kjo nuk ishte më jetë," -tregon Batistuta për "Corriere dello Sera".

 50-vjeçari nuk kishte probleme të tilla si lojtar, duke shënuar 242 gola për Fiorentina, Roma dhe Inter, si dhe 54 për Argjentinën.



/Ora News.tv/