Rusia regjistron shifrën më të lartë ditore të rasteve të reja me koronavirus, 3,388 të infektuar në 24 orë

Rusia regjistron shifrën më të lartë ditore të rasteve

Rusia ka regjistruar shifrën më të lartë ditore të rasteve të reja me Covid-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 3,388 të infektuar me koronavirus.

Në total, numri i të prekrve në Rusia ka shkuar në 24,490.

Virusi tashmë ka prekur të gjitha rajonet e Rusisë, përveç Altai në Siberinë Perëndimore, një nga zonat  më pak të populluara në vend.

Shumica e rasteve, 14.776, janë në Moskë. Departamenti i shëndetit të qytetit tha në një deklaratë të martën e 14 prillit se pret të ketë mungesë të shtretërve spitalorë në dy deri në tre javë, dhe po punon për të përgatitur 24 pajisje të tjera mjekësore për t'u kujdesur për një fluks të pacientëve me koronavirus.

Më herët, presidenti Vladimir Putin kishte deklaruar se situata në Rusi nga Covid-19 po përkeqësohej.

EMISIONET