Rusia shumë shpejt pritet që të fillojë testimet te njerëzit për një vaksinë kundër Covid-19.

Kreu i Qendrës Kërkimore në Rusi i tha presidentit Vladimir Putin, se laboratori është gati për të filluar eksperimentet te njerëzit në qershor.

Rinat Maksyutov, tha se ka propozuar që testimet e para klinike me 3 vaksina të fillojnë në 29 qershor tek 180 vullnetarë.

“Grupi vullnetarëve është tashmë i formuar, kemi marrë më shumë se 300 aplikime” – i tha ai presidentit Putin gjatë një takimi online.

Maksyutov u shpreh se shkencëtarët më të mirë kanë përgatitur disa prototipe vaksinash në një laborator në Siberi.

Deri më tani testet janë zhvilluar te minjtë, lepujt dhe kafshë të tjera, duke shpresuar që deri në 30 prill të arrihet në rezultate konkrete.

/Ora News.tv/