Rusia dhe Serbia fajësojnë NATO-n për aksionin e policisë së Kosovës

Serbia dhe Rusia kanë fajësuar NATO-n për bastisjen e veri-ut të Kosovës, ku dhjetëra persona ranë në pranga.  

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov tha të mërkurën se incidenti i së martës ishte nxitur nga "ata që duan të krijojnë një zonë neutrale nga Rusia në Ballkan" dhe që "duan të shtyjnë secilin në NATO".

Operacioni i armatosur ‘zemëroi’ Serbinë, e cila menjëherë e vuri në gatishmëri ushtrinë në përgjigje.

Një punonjës rus i U.N. ishte në mesin e më shumë se dy duzinë personash të arrestuar.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç thotë se paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO në Kosovë "gënjyen" kur thanë se e kishin njoftuar Beogradin përpara veprimit të policisë.

Bastisja ishte shpërthimi i fundit në tensionet e gjata midis Serbisë dhe provincës së saj të mëparshme.

Të arrestuarit - Një operacion në shkallë të gjerë zhvilloi dje (28.05.2019) Policia e Kosovës në veri të vendit dhe në Drenicë, duke arrestuar rreth 20 zyrtarë doganorë, zyrtarë të policisë dhe qytetarë që dyshohet të jenë të përfshirë në vepra të ndryshme kriminiale. 

Të ndaluarit dyshohet se janë të përfshirë, në vepra, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, kontrabandim me mallra, keqpërdorim i pozitës zyrtare, dhënie e ryshfetit dhe tregti e ndaluar, njofton policia e Kosovës. Sipas medieve lokale serbe, në mesin e të arrestuarve është edhe komandanti serb i policisë së komunës së Zubin Potokut, komunë kjo e banuar më shumicë serbe. 

Gjatë operacionit policia ka hasur në rezistencë të armatosur të grupeve të serbëve. Njoftohet se ka pasur edhe policë të plagosur.

EMISIONET