Rusia dhe Koreja e Veriut do të ndërtojnë një urë në kufi!

Rusia dhe Koreja e Veriut do të ndërtojnë një urë

Pheniani është gati të ofrojë punëtorë dhe furnizime për ndërtimin e një ure përgjatë kufirit me Rusinë, sipas Ministrisë për Zhvillimin e Lindjes së Largët Ruse.

 "Në qershor, ekspertët teknik të Rusisë dhe të Koresë së Veriut do të mbajnë konsultime për ndërtimin e një ure autostradë midis dy vendeve," tha për RIA Novosti zëvendësministri Aleksandër Krutikov.

"Koreja e Veriut do të sigurojë projektin me fuqinë punëtore, si dhe me materialet e ndërtimit, ndërsa Rusia do të japë pajisjet e nevojshme dhe furnizimet e nevojshme".

Zëvendësministri shtoi se ekspertët do të bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe do të caktohet një afat kohor për ndërtimin e kalimit të urës. Më parë këtë vit, kreu i ministrisë së Lindjes së Largët, Aleksandër Galushka, tha se Ministria e Transportit kishte krijuar një grup pune në kalim.

Koreja e Veriut kufizohet me Korenë e Jugut, Kinën dhe Rusinë. Kufiri i tokës me këtë të fundit shkon për rreth 17 km, pas lumit Tumen dhe grykëderdhjen e tij  në verilindjen e largët të Rusisë.

Të dy kombet aktualisht janë të lidhura me një urë hekurudhore mbi rrjedhën e lumit. Kalimi, i quajtur Ura e Miqësisë së Rusisë, u hap në vitin 1959 dhe i ofron Rusisë dhe Koresë së Veriut një lidhje hekurudhore bazë.

Vendet fqinje kanë menduar për një kohë të gjatë një urë që mund të lejojë kalimin e automjeteve përtej kufirit, duke shmangur rrugën e gjatë në Kinë.

"Ka 23 pika kontrolli automobilistike midis Koresë së Veriut dhe Kinës, dhe asnjë me Rusinë", tha në mars Ministri i Koresë së Veriut, Ro Tu Chol.

"Aktualisht, kur importon mallra nga Lindja e Largët e Rusisë, ata nuk vijnë në kufi me Rusinë, por përmes Kinës. Kjo e zgjat shumë udhëtimin".

EMISIONET