Rusia akuzon Izraelin: Po përdor aviacionin civil si mburojë

Rusia akuzon Izraelin: Po përdor aviacionin civil si mburojë

Një avion me 172 pasagjerë është detyruar të bëjë një ulje urgjente për të evituar goditjen nga futja në zonën e sulmeve ajrore mes ushtrisë vendëse dhe asaj izraelite. 

Rusia ka akuzuar Izraelin se po vë rregullisht në rrezik jetët e civilëve të pafajshëm për t'u mbrojtur vetë nga kundërsulmet e ushtrisë siriane.

Një incident i tillë mëngjesin e së enjtes për pak sa rrezikoi rrëzimin e një avioni me 172 civilë në bord.

Mjeti tip "Airbus" që po fluturonte nga kryeqyteti iranian drejt Damaskut, u detyrua të bëjë ulje urgjente në një bazë ruse në Siri pasi u diktua gabimisht si objektiv armik nga ushtria siriane.

Sipas ministrisë së brendshme ruse, forcat siriane në atë kohë po i kundërpërgjigjeshin zjarrit nga ajri nga Izraeli, që vetëm pak orë më parë do të linte të vrarë mbi 20 luftëtarë në vend.

"Shfrytëzimi i avionëve civilë si mburojë për të bllokuar kundërsulmet e forcave siriane po bëhet veçori e shtabit ushtarak izraelit. Por për fat të keq, operacione të tilla po luajnë edhe me jetën e qindra civilëve të pafajshëm," deklaroi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Mësohet se avionët F-16 të forcës ajrore të Izraelit lëshuan më herët disa raketa ajër-tokë, të cilat u interceptuan nga sistemet mbrojtëse të vendit.

Izraeli jo zyrtarisht ndërmerr sulme të vazhdueshme në Siri prej vitit 2013 për të zmbrapsur militantët pro iranianë dhe përforcimin luftarak të grupit Hezbollah në vend.

Ndërkaq incidenti me avionin civil një ditë më parë risolli në kujtesë sulmin e ngjashëm që një muaj më parë do vriste 176 pasagjerët e një avioni ukrainas në Teheran, të qëlluar gabimisht nga Irani në vazhdën e tensioneve me Amerikën.

EMISIONET