Rënia e një meteori në një rajon të Rusisë ka nxitur kërkimet për gjetjen e copave të tij, që mendohet se vlejnë së paku 10 mijë euro. Disa ditë pasi meteori 40 tonësh tronditi Rusinë, duke plagosur mbi 1200 persona, vendasit kanë nisur të kërkojnë për copëzat e meteorit, që mund të shiten shumë shtrenjtë në treg. Një biznesmen rus tha se është gati që të paguajë 500 mijë rubla për një copë. Meteori i shkaktoi dëmet në qytetin rus Chelyabinsk për shkak të valës që shkaktoi zhurma kur meteori theu barrierën e zërit dhe shpërtheu. Qeveria ka ndaluar disa kërkues thesaresh, duke thënë se copëzat e meteorit u duhen shkencëtarëve. Steven Spielberg, regjisori i famshëm, është një koleksionist meteorësh. Vjet në tetor një copë meteor e gjetur në Siberi u shit për 43 mijë dollarë. NASA thotë se kur meteori hyri në atmosferë, shpërtheu me fuqinë e një bombe bërthamore. Shkencëtarët thonë se po planifikojnë ndërtimin e një sistemi paralajmërimi për meteorët dhe asteroidët. Shqetësimi kryesor i mediave ka qenë se përse nuk ka pasur asnjë paralajmërim për një rrezik të tillë

/Ora News.tv/