Rusi, 12 të plagosur nga një sherr me thika në shkollë

Rusi, 12 të plagosur nga një sherr me thika në shkollë

Të paktën 11 nxënës dhe një mësues kanë marrë plagë të rënda pas një lufte të përgjakshme me thika mes dy adoleshentëve në një shkollë në Perm, Rusi.

Russia Today raporton se incidenti ndodhi në shkollë pasi nxënësit u kthyen nga pushimet e Krishtlindjeve.

Ministria e Shëndetësisë tha se mësuesi dhe një nxënës janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhen  në një spital.

Ndërkohë në mediet ruse raportohet se po qarkullojnë fotografi të shumta ku duket dyshemeja e shkollës është e mbuluar me gjak. 

Policia në Rusi është duke hetuar për këtë incident të rëndë.

EMISIONET