Rudina Hajdari jashtë Bindjes Demokratike, Çipa: S'mjafton mbështetja ndërkombëtare

Analisti, Aleksandër Çipa, thotë se partisë më e re që pritet të marrë jetë, Bindja Demokratike, do ti duhet të përballet pengesa të arsyeshme dhe të paarsyeshme.

I ftuar në RTV Ora, ai thotë se të panjohurat që vinë nga rezistenca partitokracisë janë më të rrezikshme sesa ato që shpërfaqen.

Çipa: Histori politike nuk kanë bërë logot e partive të reja por historia politike në Shqipëri është lodhur nga keqpërdorimet dhe status quoja që kanë krijuar partitë tradicionale dhe mosqarkullimi i elitave politike. Jemi para një momenti krize që lidhet në mënyrë të veçantë me çështjet e lidershipit dhe mosqarkullimin e lidershipit politik te ne. Nisma e re mbetet për tu parë, do të përballet me pengesa të arsyeshme dhe të paarsyeshme.Rezistenca që bën partitokracia tradicionale është një rezistencë e njohur por edhe me shumë të panjohura. Pjesa e panjohur është më e rrezikshme.

Çipa shton se ky është momenti i dytë që PD mund të shfaqë një apendiks politik të saj.

Çipa: Mbetet për tu parë nga vlerësimi që do tu bëjnë tri shtyllave të munguara në politikbërjen e vendit. Së pari shtylla morale, shtylla e konsumizmit dhe mospërfaqësimit dhe së treti shtylla e munguar e projekteve që bëjnë diferencën me periudhën e së shkuarës.

I pyetur se pse Rudina Hajdari nuk u bë pjesë e kësaj nisme, analisti ka këtë përgjigje:

Çipa: Veprim maturiteti. Hajdari ende nuk e ka koracën e mbështetjes së plotë. Nuk mjafton të kesh vetëm një simpati nga faktori ndërkombëtar, veçanërisht DASH.Një protagonist në jetën politike të vendit dhe sidomos në këtë skenë kaq problematike ku kërcënimet e njohura dhe të panjohura kërkon mbi të gjitha të ketë kapacitet të artikulojë projektin e ri, të fitojë mbështetjen masive të elektoratit dhe të mos mbetet vetëm në qasjen e konstatimit oponencial.

 

EMISIONET