Moderatorja e njohur Albana Bejko e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora ka folur edhe për eksperiencën e saj në gazetarinë sportive. Ajo ka treguar  si i ka ardhur propozimi për të punuar tek televizioni Ora.

Rudina Dembacaj: Si të erdhi propozimi për emisionin Ora Sport në RTV Ora?

Albana Bejko: Ky emision ka qenë i shumë figurave të rëndësishme në sport më Parë, Gerti Çarçani, Enkelejda Zeko, Blendi Tafaj me Viola Spiron dhe ndodhi që përë këtë sezon drejtueësit e televizionit kërkonin një fytyrë të re.

Rudina Dembacaj: Moj sa mirë që erdhe ti, më pëlqen shumë më shumë se Viola Spiro. Është personale, ç’ke, unë dua ta them.

Albana vazhdon të tregojë më pas së këtë projekt ia besuan drejtuesit e televizionit dhe sigurisht nuk mund të refuzonte një mundësi si kjo sepse kjo ishte dhe aspirata e saj, të merrte një program primetime.


/Ora News.tv/