Ruçi takon ambasadoren Yuri Kim: Pa ShBA s'do kishte Shqipëri në NATO dhe as Kosovë të pavarur

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti në një takim ambasadoren e SHBA në vendin tonë Yuri Kim. Kryeparlamentari ka vlerësuar rolin e SHBA në ecurinë e shtetit shqiptar. Sipas Ruçit, Shqipëria ka mbijetuar prej mbështetjes së ShBA, pasi Amerika mbajti gjallë frymën e lirisë. "Pa ShBA, thotë Ruçi- nuk do të kishte Shqipëri në NATO, nuk do kishte reforma të suksesshme dhe nuk do kishte Kosovë të pavarur.

Kjo miqësi i ka rrënjët në mbrojtjen prej Shteteve të Bashkuara të fateve, integritetit dhe pavarësisë së Shqipërisë në momentet kyçe të historisë së vendit. Mbijetesa e Shqipërisë është e lidhur pazgjidhshmërisht me mbështetjen dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  100 vjetori i parlamentarizmit  shqiptar që po festojmë këto ditë është një rast për të kujtuar shpëtimin nga ShBA dhe Presidenti Willson të Shqipërisë prej copëtimit para një shekulli,  kontributin  e madh të kampionit të demokracisë për të mbajtur gjallë frymën e lirisë të shqiptarët, mbështetjen e Shqipërisë gjatë tranzicionit demokratik, kontributin unikal të ShBA në pavarësinë e Kosovës, mbështetjen e  anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, mbështetjen e integrimit europian të vendit si edhe për kryerjen e reformave të rëndësishme për fuqizimin e sistemit demokratik, zhvillimin e vendit dhe rritjen e mirëqenies së popullsisë.”

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, vuri në dukje edhe kontributin e pazëvëndësueshëm të ShBA për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon si edhe për nxitjen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.


EMISIONET