Përveç mbrojtjes me kushtetute të të dhënave personale, qeveria shqiptare synon të nxisë bashkëpunimin me komisionarët ndërkombëtar për mbrojtjen e këtyre e tyre.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci, i pranishëm në edicionin e 41 të konferencës për mbrojtjen e të dhënave personale duke përmendur anët pozitive të globalizimit të medies dhe të teknologjisë shpreh gjithashtu edhe shqetësimin e shndërrimit të saj në demokratizimin e dhunës.

Ruçi: Demokratizimi i mediave dhe demokratizimi i teknologjisë, si të mira publike për qytetarët, mund të shndërrohen në të kundërtën e tyre dhe të sfidohen nga demokratizimi i dhunës. Është kjo arsyeja që duhet të na nxisë të hartojmë, zbatojmë e monitorojmë politika dhe ligje që garantojnë të drejtat e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave, si një premisë për mbrojtjen e qytetarëve dhe të individualitetit të tyre.

Në ditën e parë të këtij aktiviteti, Ruçi  i bëri thirrje komisionerëve për mbrojtjen e të dhënave personale të bëhen garant të këtyre të drejtave, pasi pa monitorimin e tyre, asnjë konventë  ndërkombëtare nuk do të kishte vlerë.

/Ora News.tv/