Një person është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Rubik, ndërsa burimet bëjnë të ditur se i plagosuri Frederik Leka është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas informacioneve mësohet se 26-vjeçarit Leka i kanë zënë pritë në rrugë dy persona, të cilët fillimisht e kanë dhunuar dhe më pas e kanë qëlluar me pistoletë

"Në vendin e quajtur"Rreth I Eperm" Mirditë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F.L., 26 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës,Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve"
, thuhet ne njoftimin e policise.

Shërbimet e Policisë Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë,  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

/Ora News.tv/