RTV Ora televizioni i parë i shqiptarëve për transmetimet live në youtube

RTV Ora televizioni i parë i shqiptarëve për transmetimet live

Mijëra shikues zgjodhën kanalin e RTV Ora në Youtube për të ndjekur transmetimin live të protestës së shtatë të opozitës.

Raportimet live të gazetarëve nga nyjet kryesore të protestës por dhe analiza në studion e drejtuar nga Beti Njuma dhe analistët e njohur Artur Zheji, dhe Sonila Meço u ndoqën nga mijëra shikues në kohë reale përmes platformës së youtube dhe facebook.

Transmetimi live në youtube arriti të shikohej nga mbi 6300 persona live në moment një rekord në krahasim me televizionet konkurente të cilat edhe ato ndoqën live protestën por shikueshmëria ishte shumë më e vogël aty. 

Gazetarët e redaksisë onlinë përcollën minutë pas minute me korrektësi të gjitha zhvillimet e protestës së opozitës duke konfirmuar se Oranews.tv do të mbetet lider i përcjelljes së informacionit në mënyrë transparente dhe korrekte.  

Faleminderit shqiptarë që na ndiqni dhe na besoni

Ndiqni live: "Rama ik! Tre orë protestë e tensione. Para Kuvendit plagosen efektivë e protestues

EMISIONET