RTV Ora sjell historinë e Zana Harizaj, prej 5 vitesh e diagnostikuar me kancer

RTV Ora sjell historinë e Zana Harizaj, prej 5 vitesh e diagnostikuar me

Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë që prek gratë dhe vajzat. Këtë vit në Shqipëri janë regjistruar rreth 700 raste të reja afro 180 më shumë se një vit më parë. Televizioni Ora sjell historinë e një prej grave të diagnostikuar me këtë sëmundje.

Zana Harizaj ishte 61 vjeç kur nisi betejën me kancerin e gjirit. Mbi këtë sëmundje kishe dëgjuar shpesh por kurrë nuk i ishte nënshtruar një kontrolli mjekësor.

Zana Harizaj: Kisha pak shqetësim dhe më doli një kokërr këtu poshtë. Erdha te mjeku dhe u kontrollova, më tha për operim, u operova.

Prej 5 vitesh atë e gjen shpesh në Spitalin Onkologjik në QSUT ku i nënshtrohet mjekimeve intensive.

Përballja me sëmundjen nuk ka qënë e lehtë. Në mungesë të bashkëshorit dhe fëmijëve në emigrim, i është dashur të luftojë e vetme dhe në heshtje.

Zana Harizaj: Shumë keq. Sa e mora vesh erdha me të shpejtë dhe bëra operimin.

Beteja që ende vazhdon nuk ia ka mposhtur buzëqeshjen edhe pse frikën për jetën nuk e ka kaluar.

Zana Harizaj: Deri tani me frikë, kam ende.

Gratë dhe vajzat i fton të ndërgjegjësohen dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.

Zana Harizaj: Të vinë dhe të bëjnë kontrolle, doktori të shëron.

Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë që prek gratë dhe vajzat.

Përgjatë këtij viti janë regjistruar 700 raste të reja nga 513 që ishin vitin e kaluar.

Për shkak të numrit në rritje mjekët apelojnë për kontrolle të shpeshta mjekësore, pasi siç thonë ata të parandalosh është shumë më mirë se të kurosh.


EMISIONET