Rrugët vazhdojnë të mbten shqetësimi kryesor në kryeqytet. Përtej fasadës, si në Astir, në Ali Dem apo dhe më pranë qendrës situata është e njëjtë. Rrugët me gropa, puseta pa kapakë dhe infrastruktura e pa plotësuar. Ora News ka monitoruar të paktën tre akse, por rezultati mbetet i njëjtë.

Rrugët në Tiranë nga qendra dhe në periferi nga lindja e qytetit në perëndim të tij, lënë për të dëshiruar.

Kamera e Ora News Ka monitoruar këtë të hënë 3 zona të ndryshme.

Në Astir, për 200 metra rrugë banorët jetojnë si në mesjetë.

Banori:  Erion Veliaj del përditë dhe menduam se një ditë do të bënte diçka këtu. Por këtu ka ngelur. Por megjithatë ai duhet ta di që kjo është Tirana. Ky është realiteti. Mos të dali në televizion dhe të mbjelli ndonjë pemë. Të hedhi ndonjë gur këtu dhe të ecim dhe ne si të gjithë njerëzit. Me qindra pallate që këtu mund ta shtrosh me diamant. Me taksat që mbledh. Këtu ke frikë të kalosh.

Banori 2: Kam 20 vite që jetoj këtu dhe paguaj të gjitha taksat. Është bërë të veshim çizme, nuk ka më rrugë tjetër.       Jemi ankuar. Në Bashki kemi shkuar edhe Erion Veliaj na ka ardhur këtu. Na ka premtuar shumë gjëra por asgjë nuk ka bërë.

Në zonën e Ali Demit , në rrugën Shemsi Haka prej kohësh asfalti po i’a lë vendin gropave dhe baltës i ndihmuar edhe nga uji që rrjedh pa ndalim

Mbi maternitetin e ri, në rrugën e re që të çon tek ura e Shkozës,prej muajsh nuk ka as ndriçim dhe as kapakë pusetash.

Rruga e pambaruar është e hapur për automjete, motoçikleta dhe këmbësorë duke i rrezikuar jetën orëve të natës edhe për shkak të mungesës së sinjalistikës rrugore.

Ndoshta, ashtu siç ka paralajmëruar edhe drejtori i punëve publike të bashkisë Taulant Tusha, për përfundimin e këtyre punimeve duhet të presim edhe disa vite.

Taulant Tusha: Jam në dijeni të gjithë problematikave. Sigurisht që do të bëhen me kalimin e kohës.

Gazetari: Edhe sa kohë duhet të kalojë?

Taulant Tusha: Edhe 3-4 vite.

/Ora News.tv/