Rruga u hap, Apeli: Të shpëtojmë fëmijët e tjerë jetimë si Alvin nga kampi Al-Hole

Rruga u hap, Apeli: Të shpëtojmë fëmijët e tjerë

Histori me fund të bukur është kthimi i Alvin në shtëpi, të përqafojë motrat dhe të atin por sepse u hap një rrugë e re për të nxjerrë nga kampi Al Hole, në Siri,  të gjithë fëmijët si Alvin që ndodhen atje.

“E bukura nuk është vetëm që Alvin e sollëm në shtëpi dhe e bashkuam me motrat dhe të atin. Mesazhi i fortë nuk është vetëm që Alvin u kthye por se është hapur një rrugë e re për të marrë të tjerë fëmijë që janë në këtë kamp. Nuk jemi këtu për të treguar një histori të mbyllur por për të hapur një rrugë të re. ” tha Alberto Nobile prokurori i antetirrorizmit në Milano, në konferencen e perbashket qe u mbajt në aeroportin e Fiumicinos.

Autoritetet italiane sigurojnë se në këtë kamp nuk ka fëmijë italianë por ka fëmijë të ekstrakomunitarëve që jetojnë prej vitesh në Itali

“Në kampin Al Hole nuk ka fëmijë italianë por ka fëmijë si Alvin, ekstrakomunitarë që jetojnë në Itali dhe kanë pasur të njëjtën histori të Alvin. Disa janë nisur dhe nga Italia, nuk mund ti lëmë këto jetimë atje në duar të pasigurta. Eshte e drejtë të kthehen në shtëpi sepse janë rrëmbyer., Është detyrë e qeverive për të kthyer këta fëmijë pranë familjeve të tyre"

Në këtë kamp, që ndodhet në veri-perëndim të Sirisë, në kufi me Irakun mbahen fëmijë të mitur jetimë të cilët nuk lejohen të largohen.

EMISIONET