Rruga në harresë tek “Kodra e Diellit”, banorët ankohen: E kemi rregulluar vetë

Rruga në harresë tek “Kodra e Diellit”, banorët

Rrugët në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”, prej vitesh janë lënë në mëshirë të fatit. Banorët për të shkuar në banesat e tyre duhet të kalojnë në rrugët e pashtruara dhe me baltë. Situata bëhet më e vështirë gjatë natës, pasi mungon ndriçimi. Banorët shprehen se bashkia ka deklaruar se ka plan rregullues por që ende nuk është bërë asgjë.

Kjo rrugë ka vite që është lënë në harresë, ku 60 familje duhet të kalojnë rrugën e pashtruar dhe me baltë për të vajtur në banesat e tyre.

Banori: S`ka më keq, presim që të ketë ndërhyrje. Flet vetë rruga këtu se si është.

Banorët shprehen se prej vitesh ekziston një plan rregullues, por që Bashkia ende nuk e ka vënë në zbatim.

Banori: E kemi shtruar vetë disa herë. Kemi bërë kërkesë në bashki dhe na kanë thënë që ka një plan rregullues. Të zbatohet ai plani nëse ka. 

Krahas baltës në rrugë, qytetarët duhet të kenë kujdes gjatë natës kur kalojnë, pasi shtyllat e ndriçimit nuk janë funksionale.

Banori: Ne hasim vështirësi për ndriçimin këtu, nuk ka ndriçim. Natën është errësirë, është e vështirë të lëvizësh. Çdo gjë mund të presësh. 

Situata bëhet më e vështirë gjatë ditëve kur bien reshje, pasi kalimi bëhet pothuajse i pamundur.

Edhe në rrugën E njëjta situatë është dhe tek rruga përballë, rruga e quajtur Abraham linkoln.

 

EMISIONET